Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB organizon panel diskutimi

17 Maj 2023
The Faculty of Social Sciences of AAB College organizes a panel discussion

Me temën “Fuqizimi i edukimit në fëmijërinë e hershme përmes zhvillimit profesional të stafit” Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB ka organizuar një panel diskutimi. Dekanja e këtij fakulteti Saranda Shatri bashkë me profesoreshën Arbërore Bicaj që ishte pjesë e organizimit të këtij paneli, mirëpritën të ftuarit dhe studentët e pranishëm.

Në këtë panel ishin të ftuara njohëse të fushës së edukimit parashkollor duke filluar nga Hana Zylfiu menaxhere e projekteve në Qendrën për Arsim të Kosovës, Gëzime Rexhepi-Çollaku nga Asociacioni i Institucioneve Private të Edukimit Parashkollor si dhe menaxhere e institucionit privat “Bardha”, Mevlude Aliu hulumtuese në Institutin Pedagogjik të Kosovës, Indira Huruglica Zenelaj menaxhere e institucionit parashkollor publik “Gëzimi ynë“ si dhe Merita Halitaj Beqiri menaxhere e institucionit parashkollor “Pëllumbat e Paqes” në Pejë.

Ekspertiza e secilës prej panelisteve e pasuroi aktivitetin, duke nxitur vëmendjen dhe kurreshtjen e studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale për të ditur dhe për të mësuar më shumë nga përvoja e tyre.  

Share: