Studentët e Fakultetit të Stomatologjisë në Kolegjin AAB, të mbikëqyrur nga profesorët kanë realizuar disa aktivitete në Ditën Botërore të Shëndetit Oral.
Ata ofruan ekzaminime stomatologjike falas për nxënësit e “The British School of Kosova”, ndërsa iu demonstruan edhe teknikat e duhura për mbajtjen e higjienës orale.
Të gjitha këto aktivitete u mbajtën në laboratorët stomatologjikë që ndodhen në Kolegjin AAB, të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për studentët që të ushtrojnë pjesën praktike.