Fakulteti i Stomatologjisë ofron ekzaminime falas për fëmijët në Ditën Botërore të Shëndetit Oral

20 Mars 2024
The Faculty of Dentistry offers free examinations for children on World Oral Health Day

Studentët e Fakultetit të Stomatologjisë në Kolegjin AAB, të mbikëqyrur nga profesorët kanë realizuar disa aktivitete në Ditën Botërore të Shëndetit Oral.

Ata ofruan ekzaminime stomatologjike falas për nxënësit e “The British School of Kosova”, ndërsa iu demonstruan edhe teknikat e duhura për mbajtjen e higjienës orale.

Të gjitha këto aktivitete u mbajtën në laboratorët stomatologjikë që ndodhen në Kolegjin AAB, të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për studentët që të ushtrojnë pjesën praktike.

Share: