Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin e Infermierisë në Celje të Sllovenisë, e cila ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve për promovimin e kërkimeve shkencore nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta në fushën e shkencave shëndetësore.
Kjo marrëveshje parasheh mundësimin e bashkëpunimit lidhur me organizimin konferencave shkencore, simpoziumeve, seminareve, si dhe botime të përbashkëta, shkëmbimin e personelit, shkëmbimin e vizitave të organizuara tematike në të dyja institucionet, konkurrimin e përbashkët në projekte në nivel ndërkombëtar, etj.
Marrëveshja në fjalë është nënshkruar nga dekani i Fakultetit të Infermierisë në Kolegji AAB, Idriz Sopjani dhe dekani i Kolegjit të Infermierisë në Celje, assoc. prof. Gorazd Voga.
Kolegji i Infermierisë në Celje të Republikës së Sllovenisë, përveç renditjes në listën kolegjeve prestigjioze, ka numër të madh të studentëve dhe të stafit akademik, gjithashtu është i shquar për bashkëpunime me spitale dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare.