Fakulteti Juridik dhe Gjykata Themelore në Gjilan nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi që mundëson punën praktike për studentët

8 Nëntor 2024

Dekani i Fakultetit Juridik Mentor Lecaj dhe kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Venhar Salihu, kanë
nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Në të parashihet realizimi i pjesës praktike për studentët që vinë nga ky fakultet në gjykatë, përfshirë degët e saj.
Gjithashtu bazuar në marrëveshje do realizohen edhe forma tjera të bashkëpunimit si pjesëmarrja e
gjyqtarëve në aktivitetet akademike të Fakultetit Juridik, organizime të tryezave, konferencave etj.

Share: