Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e Prokurorit Disiplinor

13 Prill 2016

Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB dhe Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për studentët e Fakultetit Juridik të AAB-së, për të mbaruar mësimin praktik në këtë institucion, dhe aktivitete të tjera profesionale.

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kolegjit AAB dhe në prani të studentëve të këtij fakulteti, nga prodekani Fatmir Qollakaj dhe drejtori i ZPD-së, Zef Prendrecaj.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, drejtori i ZPD-së, Zef Prendrecaj, mbajti edhe një ligjëratë për studentët e këtij fakulteti, në temën “Sjellja e pahijshme e gjyqtarit, prokurorit dhe procedurat disiplinore ndaj tyre”.

Më konkretisht z. Prendrecaj foli për kodin e etikës për gjyqtarë dhe prokurorë, dhe për elementët thelbësor për ushtrimin e funksioneve të tilla.

“Gjykatësi/ prokurori duhet t’i përmbahet standardeve të sjelljes profesionale dhe personale në gjykatë apo në jetën e përditshme”, ka thënë z. Prendrecaj, duke shtuar se populli, pret nga gjykatësi/ prokurori ta kryejë detyrën e tij në mënyrë të drejtë. Moskryerja e punës e dëmton besimin e popullit, ka thënë ai.

Në fund të kësaj ligjërate u zhvillua edhe një debat, ku studentët parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj drejtori i ZPD, Zef Prendrecaj.

Share: