Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK), nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi është krijimi i kushteve sa më të mira për studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, për të mbaruar mësimin praktik në Institutin Gjyqësor të Kosovës (IGJK),dhe aktivitete të tjera profesionale, të cilat janë në shërbim të studentëve dhe të të dyja institucioneve.
Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e IGJK-së nga prodekani i Fakultetit Juridik të AAB-së, Fatmir Qollakaj dhe u. d. drejtori të IGJK-së, Besim Morina.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes të dyja palët kanë thënë se ky është vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë për të ardhmen.