Fakulteti Juridik organizon ligjëratë mbi sigurinë e fëmijëve në rrjete sociale

16 Shkurt 2026

Fakulteti Juridik në Kolegjin AAB ka organizuar një ligjëratë me temën “Siguria e fëmijëve në rrjete sociale: kufizimet dhe masat ligjore”, me të ftuar avokaten menaxhuese dhe themeluese të FXZ Law LLC, znj.Flaka Xhelili Zekaj.

Ligjërata u hap nga koordinatori i Fakuletetit, Prof. Ass. Dr. Besard Belegu, i cili theksoi rëndësinë e trajtimit të kësaj teme, në kohën ku përdorimi i rrjeteve sociale nga fëmijët është gjithnjë e në rritje.

E ftuara ndau me studentët njohuritë dhe përvojat e saj, duke sqaruar aspektet ligjore, përgjegjësitë  institucionale dhe masat parandaluese për rritjen e sigurisë online.

Kjo ligjëratë kontribuoi në forcimin e njohurive të studentëve mbi mbrojtjen ligjore të fëmijëve në rrjete sociale.

Share: