Studentëve të Psikologjisë në Kolegjin AAB tani e tutje iu shtua edhe një mundësi për të realizuar praktikën profesionale. Kjo pasi Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit AAB ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OJQ Caritas Kosova – Prizren.
Në një takim të përbashkët në mes të dekanatit të Psikologjisë me përfaqësues të Caritas Kosova, dega në Prizren, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit si dhe për planin e dërgimit të studentëve në punë praktike pranë kësaj organizate.
Përveç programeve të shumta që ofron Caritas Kosova, palët u pajtuan që studentët e Psikologjisë së shpejti të fillojnë punën praktike në programin për persona me nevoja të veçanta, program ky që ofron mbështetje sociale dhe psikologjike për fëmijët me nevoja të veçanta prej moshës 0 – 6 vjeç.