Studentëve të Psikologjisë në Kolegjin AAB tani e tutje iu shtua edhe një mundësi për të realizuar praktikën profesionale. Kjo falë nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimi në mes të Fakultetit të Psikologjisë dhe “Qendrës për jetë të pavarur”.
Kjo qendër ofron shërbime psiko-sociale për persona me aftësi të kufizuara. Nëpërmjet këtij memorandumi studentët e Fakultetit të Psikologjisë do të kenë mundësi të mbajnë praktikë, ku përmes praktikës së fituar studentët do të fitojnë shkathtësi dhe njohuri për ofrimin e shërbimeve psiko-sociale.
Ky memorandum do të hapë rrugë për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet këtyre dy institucioneve me qëllim të ngritjes profesionale të studentëve.