Bazuar në nevojat për ti përgatitur studentët për tregun e punës në fushat që lidhen me sherbimet psikologjike, Kolegji AAB, respektivisht Fakulteti i Psikologjisë ka nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Duart plotë mëshirë”
Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është promovimi i aftësimit profesional të studentëve të Psikologjisë, në fushat që lidhen me shërbimet e ofruara nga kjo organizatë dhe angazhimin e studentëve në punë praktike pranë kësaj qendre.
Studentët që përzgjidhen për të kryer punë praktike në këtë organizatë duhet të kenë të përfunduar së paku vitin e dytë të studimeve.