Para pak ditësh studentëve të Radiologjisë iu shtua edhe një paisje e re, bëhet fjalë për aparatin e “Imazhimit të Ultratingullit” pajisje kjo të cilën e posedon vetëm Kolegji AAB.
Prof. Bujar Gjikolli me këtë rast tha se Fakulteti i Radiologjisë ka harmonizuar të gjitha programet e studimit me ato të Evropës, duke pasur si qëllim kryesor të aftësojë studentët – profesionistët e ardhshëm, që në mënyrë të pavarur të përdorin pajisjet radiologjike, të aplikojnë dhe realizojnë të gjitha procedurat radiologjike imazherike e terapeutike.
Riard Latifi, student i Radiologjisë shtoi se ky aparat do të ndihmojë të gjithë ne studentëve, që në mënyrë praktike t’ i aplikojmë mësimet e marra gjatë ligjëratave. “Ne si studentë jemi falënderues që Kolegji AAB na ofron standarde evropiane të studimit, të cilat na ndihmojnë që të jemi në hap me studentët e botës. Ky aparat do të na ndihmojë jashtëzakonisht shumë, sepse të gjitha informacionet e mësuara do të kemi mundësi t’ i bëjmë në praktikë” tha studenti Latifi.
Duke qenë fushë e ndikuar nga të arriturat shkencore e teknologjike, Fakulteti i Radiologjisë në Kolegjin AAB është fushë dinamike e mjekësisë e cila vazhdimisht pëson rritje, me shërbime të digjitalizuara.
Programi i Radiologjisë, krahas programit të Stomatologjisë janë programe të reja studimore në Kolegjin AAB, të cilëti kanë regjistruar gjeneratën e parë të studentëve në vitin akademik 2017/18.