Fatmir Çollakaj, profesori i Kolegjit AAB që po i trajnon gjyqtarët e Kosovës

27 Qershor 2018

Prof.Ass.dr. Fatmir Çollakaj, profesor në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB është njëri ndër ligjëruesit e rrallë që mban trajnime me gjyqtarët dhe prokurorët e posa emëruar të Kosovës.

Këto trajnime me gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të Kosovës, në cilësinë e trajnerit të jashtëm të Akademisë së Drejtësisë, profesor Çollakaj i mban tash e gjashtë vite.

Profesor Çollakaj ka një bagazh të madh akademiko-shkencor në fushën e shkencave juridike. Ai ka punuar dhe mbajtur trajnime për shumë institucione në vend, kryesisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Çollakaj ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore vendore dhe rajonale, po ashtu ka të botuara edhe një seri punime shkencore, kryesisht të fushës së luftimit të kriminalitetit dhe sigurisë.

Kolegji AAB, për më shumë se një dekadë e gjysmë që nga themelimi, ka nxjerrë mijëra juristë të diplomuar, të cilët tani janë emra të rëndësishëm si në drejtësinë kosovare, po ashtu edhe në institucionet e tjera ku ata punojnë.

Share: