Me datën 22 dhe 23 gusht në Zllakuqan të Klinës është mbajtur Kampionati i Kosovës në not në pishina olimpike 50m. Ky organizim u realizua nga Federata e Notit të Kosovës në bashkëpunim me Kolegjin AAB, ku u shpallën notari dhe notarja më e mirë e garës me pikë FINA.
Të gjithë pjesëmarrësit dhanë maksimumin e tyre duke krijuar një atmosferë sportive shumë të këndshme.