Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB dhe Federata e Shahut të Kosovës kanë organizuar turneun ndërkombëtar në shah “Kupa Adem Jashari 2024”.
Garat janë zhvilluar në shahun rapid sipas rregullave të FIDE-së. Në këtë turne morën pjesë 205 shahistë nga Kosova dhe rajoni.
Në hapjen solemne të këtij turneu folën: Bekim Jashari, nënkryetari i Federatës së Shahut të Maqedonisë së Veriut Agim Shemshiu, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB Fatmir Pireva, si dhe kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës Armend Budima.
Fitues i turneut “Kupa Adem Jashari 2024” doli Nderim Saraçi, ndërsa shahistët e dalluar u nderuan me medalje nga organizatorët.