Federata e Shahut të Kosovës dhe Kolegji AAB organizojnë turneun ndërkombëtar në shah “Kupa Adem Jashari 2024”

5 Mars 2024

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB dhe Federata e Shahut të Kosovës kanë organizuar turneun ndërkombëtar në shah “Kupa Adem Jashari 2024”.

Garat janë zhvilluar në shahun rapid sipas rregullave të FIDE-së. Në këtë turne morën pjesë 205 shahistë nga Kosova dhe rajoni.

Në hapjen solemne të këtij turneu folën: Bekim Jashari, nënkryetari i Federatës së Shahut të Maqedonisë së Veriut Agim Shemshiu, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB Fatmir Pireva, si dhe kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës Armend Budima.

Fitues i  turneut “Kupa Adem Jashari 2024” doli Nderim Saraçi, ndërsa shahistët e dalluar u nderuan me medalje nga organizatorët.

Share: