Filloi kursi shtesë për “Java” për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

30 Tetor 2018

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB krahas planit të rregullt mësimor për studentët e këtij fakulteti, me sukses po zhvillon edhe trajnime e kurse shtesë për studnetët e interesuar.

Duke parë trendin e zhvillimeve teknologjike si dhe kërkesat e vazhdueshme të studentëve për të mësuar më shumë, ky fakultet ka nisur kursin shtesë për gjuhën programuese “Java”. Gjatë këtij kursi 11 javorë do të trajtohen temat si: Hyrja në Java, Sintaksa themelore, Kushtëzimet, Unazat, Arrays, Hyrja në OOP, Polimorfizmi, Enakpsulimi, etj.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, prof. dr. Jusuf Qarkaxhija tha se ky trajnim ka ardhur si vazhdim i rezultateve pozitive të trajnimeve të kaluara si dhe interesimit të studentëve të këtij fakulteti.

“Qëllimi i realizimit të këtij kursi është përgatitja e studentëve sa më e mirë për tregun e punës. Ne si dekanat kemi marrë kërkesa nga studentët për krijimin e kërij kursi. Andaj studentët për 11 javë do të kenë mundësi të marrin njohuri të shumta nga profesorë të ndryshëm”, tha dekani Qarkaxhija.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike më datë 3 nëntor do të fillojë me kursin tjetër për siguri kibernetike të quajtur “Basics of Web Penetration Testing”. Ndërsa, studentët e interesuarit mund të paraqiten në email: [email protected].

 

Share: