Fillojnë trajnimet falas për MS Word dhe MS Excel i Avancuar në Kolegjin AAB

26 Mars 2024
Free MS Word and Advanced MS Excel trainings begin at AAB College

Sot kanë filluar trajnimet falas për studentët në lidhje me MS Word dhe MS Excel i Avancuar, të cilat mbahen në laboratorët e shkencave kompjuterike të Kolegjit AAB.

Këto trajnime janë të organizuara nga Qendra për Karrierë dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, ndërsa trajnuesit janë studentë të këtij fakulteti.

Edhe në këtë cikël trajnimesh është vërejtur një interesim i dukshëm nga ana e studentëve për pjesëmarrje.

Share: