Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion e Kolegjit AAB, ka filluar “Programin Dimëror 2023”, për zhvillim profesional të personelit të institucionit.
Në modulin e parë “Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetenca dhe ndërtimin e notës”, trajnerët Shemsedin Vehapi dhe Xhavit Rexhaj, përmes prezantimeve dhe bashkëbisedimit diskutuan idetë e përvojat në vlerësimin e studentëve.
Të pranishëm në këtë trajnim ishin stafi akademik i Kolegjit AAB, të cilët propozuan mënyra të vlerësimit që duhet të bëhet ndaj studentëve duke i krahasuar ato me mënyrat aktuale të vlerësimit.
Ndër të tjera gjatë trajnimit u vendos theksi edhe tek koncepti i mësimdhënies me studentin në qendër.