Ka filluar implementimi i pjesës praktike të Programit Arsimor Ekzekutiv në Dizajnin e Brendshëm dhe Inovacionin e Produktit. Ky program është hartuar dhe do të implementohet në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës dhe Grupin “SHEHU”, ndërsa mbështetet nga Usaid Kosovo Compete Activity.
Programi do të përfshijë një kurs me një afat të paktën disa javor, ku 13 studentë kanë mundësinë të jenë në gjeneratën e parë. Kjo fazë e implementimit është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të synimeve për zhvillimin e industrisë së përpunimit të drurit në vendin tonë.
Qëllimi kryesor i këtij programi është të krijojë një hapësirë kritike për dijen, ku përvoja kryesore në fushën e përpunimit të drurit të kontekstualizohet nga pikëpamja e shkencës akademike dhe studimeve praktike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të shërbejë si njohuri transformuese për të mundësuar një të ardhme me përparim të rritur të sektorit të përpunimit të drurit në Kosovë.