Ka filluar “Java e Sportit” në Kolegjin AAB, e organizuar nga Unioni Studentor dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit.
Në këtë javë do të zhvillohen gara në sportet e futsall, volejboll, basketboll dhe ping pong, ku po marrin pjesë mbi 200 studentë nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB.
Këto gara janë duke u zhvilluar me sistem të eliminimit direkt, ndërsa finalja do mbahet të premten me 24 maj.