Ka filluar mbajtja e katër paneleve në konferencën e gjashtë studentore të organizuar nga Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Fakultetit të Administratës Publike.
Në panelin e parë janë prezantuar 11 punime nga studentët për tema të ndryshme siç ishin: Gazetaria e cilësisë vs gazetarisë së klikimeve në mediat e reja të Kosovës; Roli i ambasadorëve të Shqipërisë në diplomacinë publike; Etika dhe privatësia në epokën e mediave sociale; Gjuha joetike në komunikimin politik në Kosovë etj.
Paneli i parë është moderuar nga profesoresha e Fakultetit të Komunikimit Masiv, Xhevahire Izmaku.