Fillon mbajtja e paneleve në kuadër të Konferencës Studentore Shkencore në Kolegjin AAB

27 Maj 2023
The holding of panels within the Scientific Student Conference at AAB College begins

Ka filluar mbajtja e katër paneleve në konferencën e gjashtë studentore të organizuar nga Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Fakultetit të Administratës Publike.

Në panelin e parë janë prezantuar 11 punime nga studentët për tema të ndryshme siç ishin: Gazetaria e cilësisë vs gazetarisë së klikimeve në mediat e reja të Kosovës; Roli i ambasadorëve të Shqipërisë në diplomacinë publike; Etika dhe privatësia në epokën e mediave sociale; Gjuha joetike në komunikimin politik në Kosovë etj.

Paneli i parë është moderuar nga profesoresha e Fakultetit të Komunikimit Masiv, Xhevahire Izmaku.

Share: