Fillon zbatimi i projektit studentor “Ndërgjegjësimi i nxënësve për rreziqet dhe kërcënimet kibernetike”

12 Qershor 2023
The implementation of the student project "Student awareness of cyber risks and threats" begins

Ka filluar zbatimi i projektit “Ndërgjegjësimi i nxënësve për rreziqet dhe kërcënimet kibernetike” nga studenti Erion Shahini me mentor Ardian Isufin, i cili doli fitues pas thirrjes së hapur për aplikim në projektet studentore. Ky projekt është duke u zhvilluar në bashkëpunim me studentë të tjerë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, ku u fol për ndërgjegjësimin ndaj sigurisë kibernetike si tema kyçe e projektit.

Ndër të tjera u diskutua edhe se si përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet potenciale, të kenë njohuri për praktikat e sigurisë kibernetike dhe ndjekjen e praktikave të sigurisë në përdorimin e pajisjeve dhe rrjeteve. Poashtu u fol edhe për problemet si: Cyber Predators, Cyber Bulling, Identity Theft.

Ky projekt është financuar nga Kolegji AAB në kuadër të thirrjes së hapur për grante të projekteve studentore, të menaxhuar nga Zyra e Zhvillimit të Projekteve.

Share: