Forum për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale me temën: Zhvillimi profesional i studentëve përmes mësimdhënies bashkëkohore

13 Janar 2018

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, që në kuadër të përmbylljes së semestrit me datë 15. 01. 2018, e hënë, ora 14:00, do të organizohet forumi, në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar të drejtimit Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve.

Grupet e studentëve që do të prezantojnë, janë përzgjedhur nga profesorët e tyre, në bazë të suksesit të tyre të treguar gjatë ligjëratave në lëndët përkatëse.Punimet mund të jenë nga lëndë të ndryshme, ato duhet të përmbushin kriteret shkencore si: punime seminarike, hulumtime të ndryshme, punime kërkimore-shkencore.

Punimet mund të prezantohen individualisht, në çift dhe në grup. Temat që do të prezantohen, kanë lidhje me çështje specifike të mësimdhënies dhe mësimnxënies si dhe tema të caktuara, që lidhen me zhvillimin profesional dhe mirëqenien e fëmijës.

Për studentët pjesëmarrës, Kolegji AAB, do të shpërndajë mirënjohje dhe vlerësim të punës së tyre.

Share: