Ftesë për Konferencën e 4-të Ndërkombëtare mbi Studimet Akademike Inovative ICIAS 2024

10 Shkurt 2024

Është hapur thirrja për pjesëmarrje në Konferencën e 4-të Ndërkombëtare mbi Studimet Akademike Inovative ICIAS 2024, që do të mbahet me datat 12-13 mars 2024 në Konya të Turqisë.

Kjo konferencë është krijuar për të bashkuar komunitetet kryesore kërkimore ndërkombëtare dhe ndërdisiplinore, zhvilluesit dhe përdoruesit e teknologjive të avancuara dhe për të diskutuar çështje teorike dhe praktike në të gjitha fushat e teknologjive.

Studiuesit mund të paraqesin vetëm abstraktin ose punimin e plotë deri me datën 10 mars 2024, përmes këtij linku: https://www.icias.net/

Ndërsa për informata më të hollësishme mund të vizitoni webfaqen: https://www.icias.net/publication

Share: