Ftohen studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë për programin “Fulbright Foreign Student”

31 Mars 2023
AAB College students are invited to apply for the "Fulbright Foreign Student" program

Programi Fulbright Foreign Student (Programi Master) për vitin akademik 2024-2025 është i hapur tanimë ndërsa ftohen studentët e Kolegjit AAB që të aplikojnë. Ky është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës. 

Studentët e Kosovës përmes këtij programi kanë mundësi për të vazhduar studimet master në universitetetet e SHBA-ve. Shumë nga bursistët e programit Fulbright janë profesionistë në fillet e karierës, të cilët kthehen në vendet e tyre dhe marrin pozita udhëheqëse, shpesh për të punuar në sektorin publik përfshirë qeverinë apo universitetet.  

Aplikacionet duhet të dorëzohen online deri më 1 maj 2023 në: https://apply.iie.org/ffsp2024

Për më shumë informata mbi programin, ju lutem vizitoni: Fulbright Foreign Student Program (Master’s Degree) – U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov)

Share: