Kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, këtë herë në degën e Kolegjit AAB në Ferizaj, ku ndërmarrësi Betim Çerkini ish-student i Kolegjit AAB, para studentëve tregoi për rolin e kësaj jave në një tryezë diskutimi.
Çerkini që udhëheq fabrikën e prodhimit të eksplozivit “Ex Project”, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Medain Hashani ishte i hapur për të diskutuar me studentët se çfarë iniciativa mund të ndërmarrin ata në të ardhmen për të qenë të suksesshëm. Ai tha se rol të rëndësishëm për të shënuar suksese në karrierën e tij kishte pasur edhe fakti që studioi në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB duke i ndihmuar që biznesin e tij ta zhvillonte nga atë tregtar në prodhues.
Studentët parashtruan pyetje në lidhje me sfidat që Çerkini kishte hasur gjatë rrugës së tij dhe cilat janë hapat që duhen bërë për të qenë i suksesshëm në ndërmarrësi.