Gjashtë studentë të Fakultetit Juridik filluan praktikën profesionale në Gjykatën Themelore në Ferizaj

24 Prill 2018

Studentët e Kolegjit AAB gjatë studimeve të tyre ndjekin edhe pjesën praktike, këtë e dëshmon më së miri angazhimi i tyre profesional në institucione të ndryshme publike dhe private.

Lindon Azemi, Meriton Zeqiri, Albana Misini, Qëndresa Qeli, Qëndresa Imeri dhe Ajmane Bajrami janë studentët e përzgjedhur për të përfunduar praktikë profesionale në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ata janë kualifikuar për mbajtjen e praktikës në sajë të suksesit të lartë të studimeve.

Studentët e AAB-së janë mirëpritur nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Bashkim Hyseni, i cili u përkujdes personalisht për sistemimin dhe angazhimin e tyre gjatë periudhës tre mujore të qëndrimit në praktikën profesionale.

 

 

Share: