Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Prishtina International Theater Festival”, i cili është themeluar në hapësirat e Teatrit AAB “Faruk Begolli”, në qershor të vitit 2017, ka shpalosur programin për këtë edicion.
Në skenën e këtij teatri, do të shfaqin punën e tyre artistike trupa teatrore të vendeve e të rajonit.
Festivali fillon më datë 16 tetor dhe zgjatë deri më datë 21 tetor.
Këto data janë rezervuar për gjashtë shfaqje të mrekullueshme nga vendi dhe rajoni.
“Dhe jetuan të lumtura…?” – Kroaci, “Shërbëtoret” – Bullgari, “Vdes siç vdes një vend” – Shqipëri, “Speak medea” – Iran, “Darka e Thërrimeve” – Maqedoni, “Armiku i Popullit”- Kosovë dhe“Shenjtorja e errësirës”- Kroaci (shfaqje mysafire),janë shfaqjet që do të mirëpriten përgjatë këtij edicioni të parë të festivalit.
Drejtoresha artistike e Festivalit, Burbuqe Berisha ka konfirmuar se po bëhen aktivitetet përfundimtare për fillimin e festivalit dhe se gjithçka është pothuaj e gatshme për datën 16 tetor, kur do të jetë hapja zyrtare.
Linku i festivalit: http://www.teatriaab.com/pitf/programi