Publikohet “Handbook of Homo Digitalis Project’s Trainings & Study Visits”

21 Nëntor 2025

Kolegji AAB njofton publikimin e Manualit të Trajnimeve dhe Vizitave Studimore të projektit “Homo Digitalis” (2025), një material gjithëpërfshirës që dokumenton të gjitha aktivitetet zhvilluese të realizuara gjatë projektit.

Manuali paraqet modulet trajnuese, vizitat studimore dhe praktikat ndërdisiplinore të cilat synojnë rritjen e kapaciteteve digjitale të stafit akademik dhe profesional të institucioneve të arsimit të lartë.

Në përputhje me kërkesat e fazës finale të raportimit të projektit, materiali tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Kolegjit AAB, duke siguruar transparencë dhe qasje të hapur për publikun e gjerë.

📘 Për të parë manualin, klikoni këtu:
 https://homodigitalis.ba/#dissemination-products

Share: