Kolegji AAB në bashkëpunim dhe partneritet me Fakultetin e Studimeve të Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Sigurisë të Universitetit të Sarajevës; Universitetin Velika Gorica, Kroaci; Qendrën për Kërkime Sociale, International Burch University; Shkollën e Biznesit – Qendra për studimet e Biznesit-CEPS, Kiseljak; Shkollën e Lartë „Logos”, Mostar; dhe Fakultetin e Studimeve të Sigurisë nga Universiteti i Beogradit, ftojnë të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në Shkollën Verore Ndërkombëtare – Rajonale “Menaxhimi i krizave”.
Shkolla Verore Ndërkombëtar- Rajonale “Menaxhimi i krizave” do të organizohet në Sarajevë, prej datës 15 deri më 21 korrik 2016, ndërsa është e hapur për të gjithë studentët dhe stafin e Kolegjit AAB.
Gjuha e komunikimit në të gjitha kurset e Shkollës Verore Ndërkombëtare do të jetë gjuha boshnjake, serbe, kroate dhe angleze.
Qëllimi i këtij programi është që pjesëmarrësit të përgatiten për menaxhimin e situatave emergjente, për planifikim, për menaxhim dhe veprim praktik gjatë situatave emergjente dhe për eliminim të pasojave të tyre, për konceptet e rrezikut, etj.
Programi përbëhet nga gjashtë module: Bazat e sigurisë, Situata të Krizës, Menaxhimi në situata të krizës, Komunikimi në kriza, Alpinizëm, GIS dhe ndihma e parë dhe Organizata komanduese.
Aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike në uebfaqen; http://www.summerschool.ba/, prej nga do të mund të merrni edhe informacione më të detajuara.
Afati për aplikim zgjat deri më 01. 06. 2016.