Mbrëmë në Kino Armata ka filluar Java e Festivalit të Frankofonisë, ku morën pjesë prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji bashkë me kryetarin e Unionit të Studentëve Gent Anadolli dhe dy përfaqësuesit Leon Ramadani dhe Rinor Hasimi.
Këtë vit tema kyçe e Javës së Frankofonisë është “Portreti i grave emblematike”.
Kolegji AAB dhe Ambasada e Francës në Kosovë janë partnerë në të gjitha ngjarjet që ngërthejnë arsimin, artin dhe kulturën.