Hapet zyrtarisht Konferenca e 13-të vjetore e Shkencave Mjeko-Ligjore në Kolegjin AAB

27 Tetor 2022

Për herë të parë në Kosovë po mbahet edicioni i 13-të i konferencës vjetore të Shkencave Mjeko-Ligjore, nikoqir i të cilës është Kolegji AAB. Kjo konferencë treditore është bashkëorganizim me Akademinë Ballkanike të Shkencave Mjeko-Ligjore, me mbi 100 pjesëmarrës nga mbarë bota.

Kryetari i kësaj konference, njëherit ligjërues në Kolegjin AAB, Prof. dr. Naim Uka në fjalën hyrëse falënderoj pjesëmarrësit, të cilët i inkurajoi të shkëmbejnë njohuritë dhe përvojën nga fusha të ndryshme të shkencave kriminalistike, duke përmirësuar dhe ndërtuar kërkimet dhe studimet më të larta shkencore.

Ndërsa prorektorja për Shkencë dhe Kërkime në Kolegjin AAB, Prof. dr. Uranela Demaj, tha se është e gëzuar me faktin se edhe studentët do jenë pjesë e kësaj konference, për të mësuar gjëra të reja rreth këtyre kërkimeve shkencore. Të pranishëm ishin edhe Zv. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Blerim Gashani dhe Prof. dr. Ersi Kalfoğlu, Presidente e BAFS.

Gjatë këtyre ditëve të konferencës do organizohen punëtori dhe seanca të shumta, në të cilat do trajtohen tema me rëndësi nga fusha e shkencave mjeko-ligjore.

Share: