“Historia e një fotografie” fitoi çmimin për filmin më të mirë

9 Dhjetor 2015

Në një orë të hapur me studentët në ambientet e Kolegjit AAB, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve kryesore për kategorinë e filmit shkurtër, të punuar nga studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv, Gazetari dhe Produksion.

Prof. Adrian Krasta shtoi se për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve komisioni përzgjedhës i kanë ndarë këta fitues:

Çmimi për producentin më të mirë, fitues është Altin Bogiqi, çmimi aktori më i mirë, fitues është Lent Zeqiri dhe Ideal Berishaj, çmimi aktorja më e mirë, fituese është Elona Blakaj, çmimin montazhieri më i mirë, fitues është Rinor Kadriu, çmimin për fotografinë dhe kamerën më të mirë, fitues është Lorik Krajkova, çmimi për skenarin më të mirin,  fitues është Lorik Krajkova dhe AlmaCocja,  çmimi regjisori më i mirë, fitues është Rona Muçolli dhe Leutrim Krasniqi, dhe çmimin për filmin më të mirë “Historia e një fotografie”, fitues Alma Cocaj dhe Lorik Krajkova,  e  të cilin çmim e dha  ish studentja e  AAB-së, Linda Metaj.

Pas ndarje së çmimeve u shfaq edhe filmi fitues, “Historia e një fotografie”.

Të gjithë studentët fitues të çmimeve të përmendura e falënderuan Kolegjin AAB, që u ka dhënë mundësinë dhe kushtet nga më të mirat.  

Share: