“Historia e shtetit dhe së drejtës në Kosovë gjatë sundimit serbo- jugosllav”, i autorit Muhamet Kelmendi

25 Qershor 2016

Shtëpia Botuese AAB ka botuar librin më të ri “Historia e shtetit dhe së drejtës në Kosovë gjatë sundimit serbo- jugosllav”, të autorit prof. dr. Muhamet Kelmendi,redaktor përgjegjës i të cilit është prof.dr. Lulzim Tafa.

Në hyrje të librit, autori thotë se ky libër i ofrohet studentëve, të cilët studiojnë shtetin dhe të drejtën, duke filluar nga viti 1918 kur në Kosovë u vendos shteti dhe e drejta e Mbretërisë Serbo- Kroate dhe Sllovene, e cila vazhdoi me sisteme të ndryshme juridike e politike deri në vitin 1999.

“Ky libër,  i kalon shpeshherë kufijtë e sundimit, si dhe arrihet deri të një realitet i qartë shoqëror dhe ekzistencial, pa luhatje, i jetës së popullit shqiptar të pushtuar nga sllavët e jugut. Po këndej nuk largohet shumë nga organet e shtetit dhe të drejtës që kanë ekzistuar gjatë këtij pushtimi në Kosovë”, ka thënë prof. Kelmendi, duke shtuar se pas vitit 1912/13, kur u nda dhe u pushtua vendi deri më 1999 kemi një shtet tipik okupues. Ka pasur raste apo kohë kur pushtimi ka qenë më i thellë, po ashtu ka edhe momente kur dhuna dhe terrori, gjenocidi serbomadh bëhet sunduesme synim zhdukjen e kombit.

Libri “Historia e shtetit dhe së drejtës në Kosovë gjatë sundimit serbo- jugosllav”, gjithsej ka dhjetë kapituj, 220 faqe, dhe tanimë gjendet në bibliotekën e AAB-së, për të gjithë lexuesit e interesuar.

Prof. dr. Muhamet Kelmendi,  deri më sot ka publikuar disa libra nga fusha e ngushtë,  dhe është profesori rregullt dhe dekan në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB.

Share: