Hungaria ndan 50 bursa të plota për studentët e Kosovës

26 Dhjetor 2017

Ambasada e Hungarisë, nëpërmjet një letre dërguar rektorit të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, informon se shteti Hungarez ka ndarë 50 bursa studimi për studentët nga Kosova për vitin akademik 2018- 19.

Nga to, 25 bursa janë për studimet bachelor, 20 për studime master dhe 5 për studime të doktoratës, për drejtimet e shkencave sociale, humaniteteve, arteve etj..

Fituesit e bursave marrin vizë falas, nuk paguajnë pagesën e studimit dhe shpenzimet e akomodimit mbulohen nga bursa.

Të interesuarit, shtetas të Kosovës, mund të aplikojnë për këto bursa deri me datë 16 shkurt 2018, ora 12.00.

Detajet e aplikimit dhe programet e studimeve mund t’ i gjeni në linkun më poshtë.

www.stipendiumhungaricum.hu  

Share: