Ilir Ajeti krahas studimeve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike punësohet në kompaninë teknologjike

2 Qershor 2023
Ilir Ajeti, in addition to his studies at the Faculty of Computer Sciences, is employed in a technology company

Të panumërtë janë studentët që krahas studimeve në fakultetet e ndryshme të Kolegjit AAB fillojnë edhe punën në kompani të shumta, duke ia dalur kështu të angazhohen në dy drejtimet suksesshëm. Ilir Ajeti student i vitit të dytë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, në programin Inxhinieri Softuerike është punësuar në kompaninë “Tramston” si një profesionist me njohuri të thella në zhvillimin e ueb aplikacioneve.

Ai tha se gjatë punës që po bën në këtë kompani është pjesë edhe e projekteve të ndryshme që zhvillojnë dhe përmirësojnë aplikacionet ekzistuese, duke përdorur teknologjitë dhe gjuhët e ndryshme të programimit.

Share: