Studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, po vazhdojnë të intervistohen nga klinikat më prestigjioze në Gjermani, për t’u bërë pjesë e stafit të tyre.
Së fundi, janë intervistuar studentët e radhës nga drejtoresha e Klinikës Sana, në Biberach. Të gjitha intervistat u realizuan në gjuhën gjermane, pasi studentët tanimë kanë njohuri të shkëlqyera pasi ndoqën kursin ‘‘Lingua‘‘ që mbahet falas në Kolegjin AAB.
Drejtoresha e klinikës në Biberach, Röder, ka vlerësuar pozitivisht përgatitjet e studentëve, qoftë në aspektin profesional, ashtu edhe në njohjen e gjuhës gjermane.
Rezultatet e intervistave pritet të publikohen javën e ardhshme, ndërsa studentët e intervistuar do iu bashkohen shumë shpejt pjesës tjetër të studentëve nga Kolegji AAB, që tashmë janë bërë pjesë e klinikave në Gjermani.