Interesim i madh i pjesëmarrësve në trajnimet për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit akademik nga QAPI

29 Gusht 2023
Great interest of the participants in the trainings for the continuous professional development of the academic staff from QAPI

Sot kanë filluar trajnimet për staf akademik të organizuara nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion dhe Këshilli Profesional i Kolegjit AAB.

Në këto trajnime është parë një numër i madh i pjesëmarrësve të cilët do jenë pjesë aktive e trajtimit të temave si “Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve” me trajnueset Ilirjana Geci, Qëndresa Kukaj dhe Erëza Mehmeti; “Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të mësuarit të të rriturve” me trajnuese Arbërore Bicaj dhe “Format e vlerësimit dhe ndërtimi i notës” me trajnuesit Xhavit Rexhaj dhe Shemsedin Vehapi.

Drejtoresha e QAPI Diana Qarkaxhija u ka uruar punë të mbarë trajnuesve dhe pjesëmarrësve duke i falënderuar për interesimin e shprehur në organizime të tilla, që kanë rëndësi të madhe për të gjithë individët që i takojnë stafit akademik.

Trajnimet do vazhdojnë edhe me datën 30 gusht, për ditën e dytë me radhë.

Share: