Ka filluar faza e dytë e trajnimit për studentët në kuadër të programit Knowledge Lab, i cili është pjesë e projektit CreaTech, i financuar nga Instituti Evropian për Teknologji dhe Inovacion (EIT), në kuadër të programit Horizon Europetë Komisionit Evropian.
Ky program po organizohet për herë të dytë, duke përfaqësuar një vlerë të shtuar për studentët e Kolegjit AAB. Ai ka ngjallur interesim të madh tek studentët, të cilët kanë shprehur gatishmëri dhe entuziazëm për të qenë pjesë e këtij trajnimi inovativ. Aktivitetet janë duke u zhvilluar në hapësirat e Kolegjit AAB, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për mësim, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.
Programi përbëhet nga 4 module, secili i ndarë në 3 sesione trajnimi, dhe përfshin gjithashtu webinare të udhëhequra nga ekspertë ndërkombëtarë, në bashkëpunim me partnerët e projektit.
Përmes këtij programi, studentët kanë mundësinë të zhvillojnë aftësi të reja në fushën e ndërmarrësisë dhe industrive kreative, si dhe të përfitojnë nga përvoja dhe ekspertiza ndërkombëtare.


