Studentët e Kolegjit AAB kanë treguar interesim të madh për programin “Knowledge Lab”, një trajnim inovativ që ndërthur njohuritë akademike me përvojën praktike në industrinë kulturore dhe kreative (CCI).
Projekti CreaTech
Ky program zhvillohet në kuadër të projektit CreaTech, i financuar nga Instituti Evropian për Teknologji dhe Inovacion (EIT HEI Initiative).
Sesioni i parë i trajnimit ka nisur me ligjëratën e profesor Agron Mustafa, me temën “Bazat e Biznesit Kreativ dhe Inovacioni”, duke shënuar fillimin e një programi që synon të pajisë studentët me njohuri bashkëkohore dhe shkathtësi praktike në fushën e krijimtarisë dhe teknologjisë.
Programi, që do të zhvillohet deri më 20 dhjetor 2025, përfshin:
Trajnime online dhe onsite
Trajnimet po zhvillohen në format hibrid (online dhe onsite) dhe përfshijnë punë në grup, projekte reale dhe prezantime nga profesionistë ndërkombëtarë, duke ofruar një eksperiencë të plotë mësimore që lidh teorinë me praktikën.
Në përfundim të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me:
Në disa institucione partnere, programi njihet edhe si kredi ECTS.
Projekti CreaTech zbatohet në bashkëpunim me:
University of Tirana (UT) – bartës i projektit, Kolegji AAB (AAB), Euro-Mediterranean University (EMUNI), University of Bedfordshire (BED), University of Patras (UP), European Creative Hubs Netëork (ECHN), Lascò Innovation Hub (LASCÒ), Center for Entrepreneurship and Development (CED) dhe Consiglio Nazionale delle Ricerche (CNR).
Synimi i bashkëpunimit
Ky bashkëpunim ndërkombëtar synon të krijojë ura lidhëse ndërmjet arsimit të lartë, inovacionit dhe industrisë kreative, duke i përgatitur studentët për sfidat dhe mundësitë e tregut evropian të punës.