Të nderuar studentë,
kemi kënaqësinë e veçantë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, të Kolegjit AAB, ish – ambasadorit të OSBE-së, William Walker.
Ceremonia solemne e dorëzimit të Çmimit do të bëhet në praninë e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit AAB, si dhe në prani të figurave me rëndësi të jetës publike.
Me këtë rast, ish- ambasadori Walker, do të mbajë edhe një ligjëratën speciale para studentëve të këtij institucioni.
Ceremonia do të mbahet të mërkurën, më 11 janar 2017, nga ora 11: 00, Teatri AAB, Godina e re, Kolegji AAB – Prishtinë.
Ju mirëpresim!