Promovimi i studentëve të suksesshëm të Kolegjit AAB që bëhet nga Qendra e Karrierës, këtë radhë solli studentin Rilind Çoçaj. Ai ka përfunduar studimet në nivelin bachelor në Fakultetin e Arkitekturës të Kolegjit AAB, për të vazhduar në Politecnico di Milano nivelin master dhe tashmë doktoraturën në Venedik të Italisë në drejtimin e kompozicionit të arkitekturës.
Tërë suksesi i Rilindit filloi kur ai do aplikonte për studime në nivelin master, duke pasur mundësi të pranohet në universitetet e 4 qyteteve të ndryshme, por zgjodhi Milanon. Përveç që përfundoi studimet në Politekniko di Milano, Rilindi u angazhua si mësimdhënës në këtë universitet, kurse tani ka fituar titullin Doktor Shkence.
Gjatë ligjëratës në “Alumni Talk”, ai tregoi për sfidat që pati gjatë studimeve, duke theksuar se është kënaqësi të ndajë eksperiencën e tij me studentët tjerë, për ta kuptuar se si Kolegji AAB ka qenë një nga shtyllat motivuese të tij dhe baza e fillimit të suksesit.
Rilind Çoçaj tashmë është angazhuar edhe si mësimdhënës në Fakultetin e Arkitekturës të Kolegjit AAB.