Ish studenti Kushtrim Nasufi: Përveç Kolegjit AAB, lënda Makineria 3D printeri, në tjerat institucione nuk mbahet 

18 Shkurt 2018

Në Kolegjin AAB përveç ligjëratave akademike mbahen edhe ligjërata me tematika të ndryshme; me diplomat të huaj, ekspertë të fushave të ndryshme dhe me të diplomuarit e Kolegjit AAB.

Para studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Fakultetit Dizajn i Enterier të Kolegjit AAB,  është mbajtur ligjërata me temën “Makineria 3D Printing”, në të cilën ligjëroi i diplomuari i këtij institucioni, arkitekti Kushtrim Nasufi.

Kushtrimi në fillim të ligjëratës studentëve iu shpjegoi se çka shërben makineria 3D printeri, çka mundemi të bëjmë me të, ç’farë pune na lehtëson në të ardhmen kjo lënë, etj.

“ Mbajtja e kësaj ligjërate ka pasur për qëllim rritjen e moralit dhe karakterit të studentëve për kushtet e shumta që ofron Kolegji AAB.  P.sh, për momentin lëndën: Makineria 3D printeri,  kolegjet tjera private dhe universitetet shtetërore nuk e posedojnë”, tha Kushtrimi në fund të ligjëratës së tij.

Studentët e të dy fakulteteve në fjalë u ndanë shumë të kënaqur me njohuritë e fituara gjatë kësaj ligjërate dhe u shprehen  se ligjërata e tilla të organizohen më shpeshë.

Ndryshe, Kushtrim Nasufi, pas mbarimit të studimeve në Fakultetin e Arkitekturës në Kolegjin AAB, menjëherë është punësuar në këtë institucion si ligjërues i disa lëndëve.  

Share: