Ish studentit të Kolegjit AAB i ndahet mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar

12 Mars 2022

Pasi identifikoi një dobësi në sistemin e sigurisë kibernetike në njërën nga ministritë e Mbretërisë së Bashkuar, Florian Konushevci u shpërblye me mirënjohje nga Minstria e Mbrojtjes së këtij vendi.

Floriani ishte student i dalluar i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB dhe suksese të tilla të studentëve janë nder dhe kënaqësi për Kolegjin AAB.

Share: