Pasionin për Shkencat Kompjuterike dhe teknologjinë në përgjithësi, ish studentja Edona Purellku e vazhdoi me hapa të ri në rrugëtimin e saj profesional.
Edona, themeloi një agjenci dixhitale “Blink Creative”, me bazë në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut. Kjo agjenci ofron një gamë të gjerë të shërbimeve siç janë: Zhvillim të web aplikacioneve; Dizajn grafik dhe branding; Fotografi dhe videografi; Marketing dixhital dhe menaxhim të rrjeteve sociale.
Edona lë një vend të veçantë për kontributin që kanë pasur studimet në Kolegjin AAB, ndërsa thotë se “Aftësitë e kultivuara gjatë studimeve kanë qenë fundamentale në themelimin e Blink Creative-it.”