Një javë plot energji dhe pasion sportiv po vjen në Kolegjin AAB.
Unioni Studentor në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e Javës së Sportit, tashmë një ngjarje tradicionale në Kolegjin AAB.
Sportet ku do zhvillohen garat gjatë kësaj jave janë: futsall, streetball, volejboll dhe pingpong.
Afati për aplikim është i hapur deri më 24 tetor 2025.
Vrapo, luaj dhe përjeto emocionin që krijon sporti!