JGN në Kolegjin AAB vazhdoi me ligjëratën mbi rëndësinë e zbatimit të sistemeve të menaxhimit sipas ISO standardeve

20 Nëntor 2019

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, në Kolegjin e AAB në Prishtinë, u mbajt ligjërata me temën “Rëndësia e zbatimit të sistemeve menaxheriale sipas ISO Standardeve”.

Ligjërues i ftuar ishte  z.Butrint Batalli, konsulent i certifikuar ndërkombëtarisht – CMC, Menaxher i Sistemeve të Cilësisë i EOQ (Organizatës Evropiane të Cilësisë) dhe CEO  i INOVA Consulting.

Përpos prezantimit në lidhje me ISO standardet, u fol për kulturën organizative, praktikat e mira të menaxhimit të ndërmarrjeve si dhe rritjen e aftësive konkurruese të kompanive kosovare përmes zbatimit të sistemeve menaxheriale  sipas ISO standardeve.

Pas ligjëratës u mbajt një debat i hapur dhe mjaft profesional me studentët, stafin akademik dhe ligjëruesin.

Share: