K O N K U R S – për ndarjen e bursave për studime në Universitetin Lodz në Poloni

2 Nëntor 2016

Kolegji AAB, për të dytën herë është përfitues i projektit “Erasmus+ International Credit Mobility”, projekt ky që financohet nga fondet e programit  Erasmus për institucionet arsimore të Republikës së Polonisë.

Nga ky projekt,  për vitin akademik 2016/17, studentët  e Kolegjit AAB,  me bursë të plotë mund  të vazhdojnë studimet universitare  për një semestër në nivelin  Bachelor dhe Master,  në Universitetin e mirënjohur të Lodzit në Poloni.

 

KUSHTET E APLIKIMIT

Të drejtë aplikimi për bursë universitare kanë studentët nga këto fakultete:

Gjuhë Angleze; Ekonomik; Shkenca Kompjuterike; Administratë Publike; Juridik; Komunikim Masiv.

Kushtet e kërkuara:

  1. të jenë studentë të rregullt të Kolegjit AAB;
  2. të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero);
  3. të kenë njohuri të gjuhës angleze (Niveli B2);
  4. të kenë dhënë të gjitha provimet e semestrit paraprak përkatës të studimeve në afat;
  5. të kenë përmbushur të gjitha pikat e kontratës së studimeve me Kolegjin AAB.

 

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e parashtruara duhet t’i paraqesin këto dokumente:

  1. vërtetimin për statusin e studentit (lëshohet nga fakulteti)
  2. pasqyrën e notave (lëshohet nga fakulteti)
  3. certifikatën mbi njohurinë e gjuhës angleze
  4. një ese (letër motivuese) në gjuhën angleze

Aplikacionet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është deri më 15 nëntor 2016.

Kandidatët të cilët hynë në përzgjedhje të ngushtë do të informohen me e-mail.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë përmes telefonit dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet për verifikim, para komisionit intervistues. 

Kolegji AAB ju uron suksese të gjithë aplikuesve!

Share: